ICF TIRANA ONLINE
Ne si kishë, në ICF Tirana shërbejmë me pasion që çdo njeri të bëhet më shumë si Jezusi, te jetojë një jetë pa frikë dhe të sjellë ndikim pozitiv aty ku është. Ky është qëllimi ynë, dhe ky qëllim vlen edhe për shërbesën online.
Prej 7 vitesh jemi online duke u përpjekur dita ditës që të përmbushim qëllimin tonë. Duam të zgjerojmë Mbretërinë e Perëndisë me anë të asaj që ndodh në ICF Tirana përtej ndërtesës sonë fizike, duke ndarë ungjillin dhe duke qënë ndikim në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Synimi vazhdon të jete i njejtë; ne shërbejmë me pasion që çdo njeri të bëhet më shumë si Jezusi.

Festimet Online
Çdo të diel jemi online në Facebook dhe Instagram në dy orare; në orën 11am dhe 6pm. Për ju që e humbni këtë mundësi, ne ju ofrojmë t’na bashkoheni çdo mbrëmje në platformën online (link: https://icftirana.online.church/ ) në orën 8pm.
Të gjitha festimet e ICF Tirana i gjeni në YouTube (link: https://www.youtube.com/@ICFTirana)
#icfneshpi
është shërbesa online që ka nisur gjatë pandemisë. Për shkak të pamundësisë sonë për t’u mbledhur bashkë filloj një mënyrë e re e të bërit kishë. Secili mblidhej me familjen dhe familjarë të afërm në shtëpi, ndiqnin së bashku festimin online dhe më pas bisedonin dhe diskutonin në lidhje me mesazhin, ndanin përjetimet dhe luteshin për njëri-tjetrin. Në mbi 100 familje po bëhej #icfneshpi 😊 gjithë skuadra online ishte suport për #icfneshpi duke i ndihmuar sesi të kishin një ekperiencë më të mirë së bashku.
Pas pandemisë normaliteti u kthye, ne vazhduam të mblidheshim fizikisht në ICF, por kjo nuk ndaloi #icfneshpi pasi kishim persona brenda dhe jashtë vendit që e vazhduan këtë traditë.
Ke dëshirë të dish më shumë apo të bëhesh pjesë e skuadrës online?!
Na kontakto: https://linktr.ee/icf_tirana_online